Thaçi: Iraku eKuvajti drejtnjohjes së Kosovës
PRISHTINE- Kryeministri Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Stamboll, të martën ku ka marr pjesë në Samitin Botëror të Liderëve të Ndryshimeve, ka zhvilluar një takim me zëvendëspresidentin e Irakut, Tarik al-Hashim, me të cilin ka biseduar për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Iraku dhe për ndërtimin e bashkëpunimit miqësor dhe me interes të të dyja vendeve.
Në takim, sipas një komunikate për media, thuhet se nënpresidenti irakian Tariq al-Hashim i ka premtuar kryeministrit Thaçi që Iraku “në një të ardhme sa më të afërt” do të shqyrtojë “njohjen e Kosovës së pavarur”, që do të hap rrugë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve, raportoi Zëri.
Në takim është biseduar edhe për mundësitë e shumta të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.
Ndërkaq, Thaçi ka zhvilluar një takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Sheikh Mohamed Al-Sabah Al-Salem Al-Sabah, me të cilin ka biseduar për ndërtimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve. Në takim është biseduar edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Kuvajtit dhe për ndërtimin e bashkëpunimit të shumanshëm në mes të dy vendeve. Në mënyrë të veçantë në takim është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë që ofron Kosova për investitorët e huaj.
Kryeministri Thaçi ka marrë premtime nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme të Kuvajtit që ky shtet “shumë shpejtë do ta shqyrtojë seriozisht njohjen e pavarësisë së Kosovës”, si dhe modalitetet më të mira për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik mes të dyja vendeve.
(m.a/tg/BalkanWeb)