Kosovë/ Liberalizimi i vizave, PE shton presionin ndaj KE-së
Parlamenti Europian po shton presionin ndaj Komisionit dhe Këshillit të BE-së që të gjendet mënyra për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, njësoj siç po veprohet edhe për vendet e tjera të rajonit. Propozimit të raportueses Tanja Fajon nga Komiteti për liri, drejtësi dhe punë të brendshme për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave i është shtuar edhe raportuesja në Komitetin e politikës së jashtme që Kosovës t'i jepet një "road map". Një gjë të tillë në debatin në Komitetin e politikës së jashtme e ka propozuar deputetja britanike, Sarah Lutford. Propozimet e deputetëve Fajon nga Sllovenia dhe Lutford nga Britania e Madhe, raportuese përkatëse në dy komitetet e Parlamentit Europian, përputhen në masë të madhe sa i përket Kosovës. Në të dyja rastet, ndonëse në mënyra të formuluara ndryshe, thuhet se Kosova duhet të përfshihet në këtë proces pa paragjykuar statusin e Kosovës, ose pa paragjykuar kompetencat e vendeve anëtare rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës.
"Kosova nuk duhet të përjashtohet nga procesi i cili përfitojnë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe komisioni do të duhej menjëherë të niste një dialog për liberalizimin e vizave me Kosovës dhe të caktojë një udhërrëfyes", shprehet Kontesha Ludford. Si ajo, edhe Fajon, kërkojnë që përpos vendimit për heqjen e vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, të merret që tanii vendimi edhe për Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, që do të hynte në fuqi kur këto shtete t'i përmbushin kriteret e nevojshme dhe kur kjo të vërtetohet nga Komisioni Europian. Në një debat në Komitetin për politikë të jashtme është mbështetur fuqishëm ideja që edhe Kosova të përfshihet në liberalizimin e vizave në mënyrë që populli i Kosovës të mos mbetet viktimë e ndasive mes shteteve anëtare të BE-së rreth statusit të Kosovës.