Kosovë, Limdal: Nuk do anashkalojmë Prishtinën zyrtare
Përfaqësues të misionit të Bashkimit Evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë ritheksojnë se nuk kanë ndërmend të anashkalojnë Prishtinën zyrtare në lidhje me nënshkrimin e të ashtuquajturave rregullime teknike me Serbinë.
Pas këmbënguljes së autoriteteve kosovare se në raport me vendet fqinje do të merren parasysh këshillat e misioneve evropiane në Kosovë, ndërsa do të veprohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, EULEX-i thekson se, si mision teknik që është, nuk mund të veprojë si shtet.
"Ne nuk po merremi me një protokoll, me një marrëveshje ndërkombëtare apo me ndonjë gjë të ngjashme. Këto gjëra nënshkruhen ndërmjet shteteve. EULEX-i nuk është shtet"- tha zëdhënësja e EULEX-it, Karin Limdal.
"Ajo që ne përpiqemi të formalizojmë është një përshtatje teknike për shkëmbimin e informatave, të ngjashme me ato që kemi nënshkruar në të kaluarën me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi", theksoi Limdal, duke shtuar se në lidhje me këto rregullime do të përfshihen të gjitha palët në proces.