Afganistan, Karzai dënon sulmin e NATO-s
Karzai njoftoi hetimin që do të hapet ndaj sulmit të NATO-s, që sipas tij ka shkaktuar rreth 90 të vdekur.
"Duke shprehur hidhërimin e thellë për humbjen e bashkëpatriotëve, presidenti deklaroi se marrja në shënjestër e civilëve në çfarëdo lloj mënyre është e papranueshme dhe theksoi faktin se civilët e pafajshëm nuk duhet të vriten ose të plagosen në operacionet ushtarake", njofton presidenca përmes një komunikate.
Bombardim ajror i forcave të NATO-s që u ndërmor sot në veri të vendit, kishte si objektiv dy kamionë cisternë me benzinë të vjedhur nga talebanët. Ky sulm shkaktoi dhjetëra të vdekur, mes të cilëve një numër i papërcaktuar civilësh, njoftojnë burime të ndryshme.