Greqi, anarkistët sulmojnë forcat e rendit në Athinë
Një grup prej afro 20 të rinjsh anarkistë sulmuan mbrëmjen e kaluar forcat e rendit në Athinë dhe u vunë zjarrin disa automjeteve, duke shkaktuar dëme materiale, por pa viktima.Grupi i të rinjve ka sulmuar me bomba artizanale molotov forcat e policisë dhe të sigurisë para zyrës së vjetër të partisë më të madhe opozitare socialiste. Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Anarkistët janë larguar më pas në rrugicat e kryeqytetit helen dhe u kanë vënë zjarrin dy automjeteve dhe një bankomati.
Aktet e dhunës në Greqi, për të cilat fajësohen grupimet anarkiste dhe të ekstremit të majtë, kanë qenë të vazhdueshme që prej vrasjes së një adoleshenti nga policia në dhjetor të vitit të kaluar.
Aktet e dhunës në Greqi, për të cilat fajësohen grupimet anarkiste dhe të ekstremit të majtë, kanë qenë të vazhdueshme që prej vrasjes së një adoleshenti nga policia në dhjetor të vitit të kaluar.