Kosovë, MASHT mohon ndryshimin e historisë
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë ka mohuar zërat se është arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës e Turqisë për ndryshimin e teksteve të historisë.
Në një deklaratë për shtyp MASHT ka theksuar se as qeveria e Kosovës dhe as MASHT nuk ndryshojnë historinë, sepse ajo është çështje e studiuesve.
“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që nga fillimi ka qenë tansparente në punën e saj dhe me kohë ka formuar një Komision të ekspertëve, të cilët do të analizojnë nëse ka fjalë fyese dhe pasaktësi shkencore në tekstet shkollore në Kosovë. MASHT mbetet e përkushtuuar që të elimonojë gjuhën e urrejtes dhe pasaktësisë shkencore nga të gjitha tesktet shkollore dhe jo vetëm në atë të historisë.”, thuhet në një njoftim.
Radio Kosova raportoi sot se ekziston një marrëveshje ndërmjet dy vendeve për çështjen e shumëpërfolur.