Kosovë, Hashim Thaçit i shtohen “armiqtë”

Përveç sekretarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi, edhe anëtarë të tjerë të kësaj partie kërkojnë reforma në PDK. Sipas mediave kosovare pjesëtarë të ndyshëm bëjnë thirrje që të “ringjallen” organet e partisë.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka nevojë që të reformohet, të ecë me hapin e kohës dhe të tregohet e përgjegjshme si në raport me strukturat e saj udhëheqëse, gjithashtu edhe me qytetarin e vendit” ka theksuar dje sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi.
“Vendimet që merr kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi, duhet të zhvendosen aty ku e kanë vendin, në organet e partisë, ku do të kontribuonte fuqishëm e gjithë kryesia e partisë” ka theksuar më tej Krasniqi gjatë një prononcimi për “Zërin”.