Kosove Mustafa takohet me Dacin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka ftuar të hënën në një takim ish-kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Nexhat Daci, aktualisht kryetar i partisë Lidhja Demokratike e Dardanisë.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja “Express” në edicionin e saj online, sipas të cilës takimi është në zhvillim e sipër në një godinë në periferi të Prishtinës.
Sipas burimit, në këtë takim krerët e dy partive, njëra prej të cilave nuk përfaqësohet në Parlament, shoqërohen nga këshilltarët e tyre.
Burimi mediatik shton më tej se me këtë takim, Mustafa synon të afrojë me partinë e tij subjektet e tjera politike, në përpjekje për të krijuar një koalicion sa më të gjerë për zgjedhjet e ardhshme.
Javën e kaluar kryetari i LDK-së mblodhi krerët e degëve të partisë së tij për t’u konsultuar dhe njohur me përgatitjet për zgjedhjet e reja.
Mustafa paralajmëroi mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me AAK-në, AKR-në, LDD-në dhe demokristianët, edhe pse në Kosovë ende nuk dihet se kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme.
Lideri i partisë më të madhe opozitare deklaroi pas takimit se ishte diskutuar për mundësinë e afrimit me partitë e tjera të djathta si AAK-në, AKR-në, LDD-në dhe Partinë Demokristiane.
Megjithëse këto tema në LDK po diskutohen pikërisht në ditët e krizës politike në vend, Mustafa tha se nuk bëhet fjalë për mobilizim të partisë së tij për zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ai tha se këto përgatitje po bëhen për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme dhe për të qeverisur më mirë vendin.