E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi thirret ne seance urgjente

Deputeti socialist, Pandeli Majko ka kërkuar thirrjen në seance urgjente të ministrit të Drejtësisë Eduart Halimi, për ish të përndjekurit.

Lajmi per aktin e vetedjegies se Gjergj Ndrecës, që ka mbërritur edhe tek deputetët gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Ligjeve, ndërpreu diskutimet për projektligjin e radhës pasi deputeti socialist e konsideroi tejet të rëndë situatën.

Ai vuri theksin tek akti i Gjergj Ndrecës për vetëflijim, duke u shprehur se ky vendim merret ne kushtet e mungesës së komunikimit qeveritar për të negociuar kërkesat e grevës së urisë.

“Akti është Greva e uriseTentativa e Ndrecës, jehona e lajmit në botë Gjergj Ndreca, rebel i përjetshëm Ndreca në gjendje të rëndë, plagë në 40 % të trupit human, sakrifikues dhe shpreh dhimbjen për këtë situatë të krijuar”, është shprehur Majko. Ai tha se Ministri Halimi duhet të vijë në Kuvend për të dhene sqarime për përmbushjen e kërkesave të ish të përndjekurve, përse Qeveria po i anashkalon dhe cila është zgjidhja që do t'u ofrohet atyre prej disa ditësh në grevë urie.

Majko tha se situata eshte tejet serioze dhe kerkon nderhyrjen. Kryetari i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali tha se per kerkesen e deputetit socialist Majko, do te shihet kalendari i punimeve te Komisionit per te pare mundesine sa me te afert te thirrjes se ministrit Halimi ne seance pyetjesh.

Oketa: Seancë e jashtëzakonshme parlamentare

Deputeti i Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa kërkon një seancë të jashtëzakonshme parlamentare për të diskutuar rreth cështjes së grevës së urisë së ish të përndjekurve.

Kërkesa e Oketës pas tentativës së vetëflijimit të grevistit Gjergj Ndreca.

"Greva e urisë së ish-të përndjekurve, akuzë për Qeverinë dhe sjelljen e saj diskriminuese", tha Oketa.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›