E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndreca ne gjendje te rende plage ne 40 te trupit

Gjergj Ndreca, grevisti që tentoi të vetëflijohej, aktualisht ndodhet në reanimacionin e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në repartin e djegieve.

Mjeku Ilir Nezha, shprehet për Top Channel se gjendja e tij është e stabilizuar, por duhet pritur disa orë për të parë nëse pacienti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Ka djegie në 40 për qind të trupit dhe problemi më i madh janë djegiet në fytyrë dhe në qafë", thotë Nezha.

Ndërkohë bashkëshortja e Gjergj Ndrecës, thotë se e mori vesh lajmin nëpërmjet televizioneve dhe u ndje shumë keq për këtë akt kryer nga Greva e uriseTentativa e Ndrecës, jehona e lajmit në botë Gjergj Ndreca, rebel i përjetshëm Halimi thirret në seancë urgjente bashkëshorti.

"Më thanë shoqet të shihja në televizor atë cfarë po ndodhte. Shkova në ambientet e grevës dhe shokët më thanë që Gjergji kishte shkuar në spital. Hyra në spital, e pashë Gjergjin dhe gjendja e tij nuk duket shumë e mirë", thotë bashkëshortja. Sipas saj, akti i Gjergjit erdhi si pasojë e problemeve ekonomike, gjendjen në të cilën ata jetojnë.

"Gjergji dhe shokët e tij janë të papunë, jetojnë në shtëpi me qira, kanë fëmijë të pashkolluar. Gjergji ka katër fëmijë, të cilët e pritën shumë keq lajmin, ndërsa jetojmë në një shtëpi me qira në kushte të vështira", thotë bashkëshortja e Gjergj Ndrecës.

Zonja Ndreca thotë se bashkëshorti i saj ka hyrë në këtë grevë vetëm për motive ekonomike dhe ai bashkë me shokët e tij kërkojnë dëmshpërblim për vitet e burgut, para të cilat u takojnë dhe për të cilat kanë marrë premtimet e Qeverisë.

Gjergj Ndreca, rebel i përjetshëm

Ish i burgosuri politik Gjergj Ndreca është aktualisht 51 vjeç dhe është dënuar në vitin 1984 me 15 vjet burg për tentativë arratisjeje.

Ai eshte nga Mirdita dhe siç tregojnë bashkevuajtesit e tij ishte nje kundershtar i regjimit, per nje jete me te mire kishte vendosur te largohej. Tentoi te arratisej ne ish-Jugosllavi por u kap. Pas shume muajsh ne hetuesi dhe ne tortura ai u denua me 15 vjet burg nga te cilat ka vuajtur vetem 6.

Denimin e ka kryer ne burgjet me te egra te kohes se komunizmit ne Burrel, ne Spaç dhe ne fund ne Qafe Bari ku dhe u lirua me renien e komunizmit. Gjergj Ndreca pas daljes nga burgu krijoi familje dhe ka kater femije. Ai ka marre pjese ne shume protest ate ish te perndjekurve politike qe kane kerkuar te drejtat e tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›