E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove NATO hyn ne fazen e reduktimit

Keto dite NATO do te hyje ne fazen e dyte te transformimit dhe reduktimit te pranise se saj ne Kosove permes misionit te KFOR-it.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare sipas te cilave vendimi eshte pergatitur tashme nga Keshilli i NATO-s bazuar ne sugjerimet dhe analizat e ushtarakeve te larte.

Sipas burimeve pritet vetem pajtimi i vendeve pjesemarrese te KFOR-it qe ky vendim te behet zyrtar.

Ne kete faze NATO do ta zvogeloje gradualisht pranine e saj ne Kosove deri ne rreth 5 mije njesi me argumentin se situata e sigurise eshte permiresuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›