E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove votat e PDK-se mundesuan mocionin

Dy vota te deputeteve te Partise Demokratike te Kosoves kane mjaftuar qe te rrumbullakoset numri prej 40 firmash te mjaftueshme per te derguar ne mocion votebesimi qeverine Thaci.

Keshtu shkruan e perditshmja kosovare Zeri ne numrin e sotem te saj.

Partia Aleanca per Kosoven e Re mbremjen e djeshme i dergoi Kryesise se Kuvendit mocionin me 40 nenshkrime me ane te te cilave do te therrase ne votebesim qeverine aktuale.

Nenkryetari i AKR-se Ibrahim Makolli tha se tani procedurat parashikojne qe Kryesia ne nje afat jo me te gjate se 5 dite te therrase seancen e Kuvendit ku do te votohet mocioni.

Pese dite jane afati maksimal. Tani varet nga Kryesia e Kuvendit se kur do te vendose mocionin ne rend te dites tha Makolli.

Miratimi i mocionit e con Kosoven ne zgjedhje te jashtezakonshme te cilat sipas gjasave mund te mbahen me 12 dhjetor shton me tej Zeri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›