E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emri priten sinjalet e para te zgjidhjes

Kryeministri grek Jorgos Papandreu dhe ai i Maqedonise Nikolla Gruevski pritet te takohen sot ne Bruksel per te biseduar lidhur me zgjidhjen e kontestit te emrit.

Ky eshte takimi i shtate midis dy kryeministrave dhe priten sinjalet e para per te zhbllokuar procesin e negociatave dhe arritjen e nje kompromisi fillestar per kontestin e emrit.

Papandreu dhe Gruevski takohen disa dite para mbajtjes se Samitit te NATO-s ne Lisbone dhe para publikimit te raportit te Komisionit Evropian per Maqedonine.

Bashkesia nderkombetare ka shtuar presionet ndaj autoriteteve te Maqedonise lidhur me gjetjen e nje kompromisi te mundshem per emrin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›