Kosove, PDK-AKRende pa marreveshjepër koalicion
PRISHTINE-Çështja e Presidenti të Kosovës duket se i ka vështirësuar bisedimet ndermjet PDK-së dhe AKR-së për formimin e koalicionit qeverisës. PDK insiston që këtë post ta mbaj për Jakup Krasniqin ndërsa AKR insiston që president të bëhet Behgjet Pacolli. Kryesia e PDK-së është mbledhur dje pasdite në një takim që ka zgjatur mbi 2 orë e gjysmë ndërsa është njoftuar se bisedimet me AKR-në për të arritur marrëveshje duhet të vazhdojnë.
Gjatë ditës së djeshme lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë për mediat kosovare se oferta e PDK-së që AKR të ketë postin e kryeparlamentarit dhe disa ministri ka qenë jo serioze ndërsa ka paralajamëruar mbetjen në opozitë në rast se AKR-së nuk i ofrohet posti i presidentit.
Por zyrtarët e PDK-së nuk kanë dashur të paragjykojnë nëse çështja e presidentit do t`i rrezikoj bisedimet. Sidoqoftë është paralajmëruar se bisedimet ndermjet PDK-së dhe AKR-së me qëllim të arritjes së marrveshjes finale për bashkëqverisje do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim.
Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës thonë se kanë mbështetje nga partitë minoritare për ta krijuar qeverinë e re. Anëtari i kryesisë së PDK-së, Memli Krasniqi, tha se tashmë kanë përfunduar të gjitha bisedat sa i përket koalicionit me partitë minoritare.
Radio Televizioni i Kosoves duke iu referuar burimeve të sigurta thote se formula PDK-AKR- minoritetet dhe Lista Rugova është e pranueshme edhe për ndërkombëtarët. Këto informacione i konfirmoi për RTK-në një burim që është afër procesit të arritjes së marrëveshjes për koalicion.
(s.g/rtk/BalkanWeb)