E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove, Media:Kuvendi mund të mblidhetpara 24 shkurtit

PRISHTINE- Edhe pse është vendosur që më 24 shkurt të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ka gjasë që kjo seancë të thirret me herët, pavarësisht datës që është vendosur gjatë një takimi të përbashkët mes kryesisë së vjetër të Kuvendit dhe përfaqësuesve të partive parlamentare të dala nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të12 dhjetorit.

Mediat kosovare informojnë sot se PDK-ja i ka bërë thirrje deputetëve të saj që të mos dalin këto ditë jashtë vendit pasi ekziston mundësia që seanca konstituive të thirret para datës 24 shkurt.

Ndërkohë regjistrimi i deputetëve vetëm ka filluar dhe është njoftuar se më shumë se gjysma e 120 deputetëve deri më tani janë regjistruar.
(s.g/telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›