Kosove PDK fshin partite e vogla

Edita Tahiri nje deputete per tre legjislatura e Kuvendit te Kosoves rrezikon te mos zgjidhet serish ne Parlament.
E shkeputur vite me pare nga LDK ajo krijoi nje liste te vet zgjedhore qe ne 2007-en iu bashkangjit PDK-se se kryeministrit Thaci.
Por megjithese marreveshja me PDK eshte rinovuar ajo dhe disa zyrtare te larte ish-ministra ne qeveri nuk jane perfshire ne listen e kandidateve.
Vete Tahiri ka deklaruar se do te kerkoje sqarime nga kryeministri Thaci i cili eshte njekohesisht edhe kryetar i PDK-se.
Jemi pajtuar qe keta kandidate do te jene ne liste ne baze te marreveshjes se vitit 2007. Une kam qene me sherbim ne Shqiperi dhe kur u ktheva dje mora vesh se kandidatet e levizjes time nuk jane ne liste. Do kontaktoj me kryeministrin Thaci per te kerkuar sqarime ka deklaruar Tahiri.