E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali goditet grupi serbo-malazez i droges

Policia italiane ka shkaterruar mengjesin e sotem nje organizate kriminale ballkanase te perbere nga shtetas serbe malazeze dhe disa sllovene.

Sipas raportimeve te mediave italiane organizata ne fjale ne bashkepunim me celula te tjera kriminale kishte furnizuar dhe shperndare ne veri te vendit fqinj dhe vende te tjera te Evropes sasi te konsiderueshme kokaine gjate viteve 2007-2009.

Operacioni u drejtua nga agjentet e anti-droges se qytetit te Milanos te koordinuar nga Drejtoria Investigative Antimafia.

Sipas DIA-s nga hetimet e kryera ka rezultuar se kreret e organizates ndodhen ne Serbi dhe Slloveni prej nga drejtonin trafiqet.

Burimet shtojne me tej se operacioni u krye pas dy vjet hetime ne bashkepunim me policine e Beogradit dhe ate te Lubjanes. Ne pranga kane perfunduar disa dhjetra persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›