Kosovë: Përfundon protesta, PTK në Gjykatën Kushtetuese

Ka përfunduar protesta e sindikalistëve të PTK-së para Kuvendit të Kosovës. Pas një takimi me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, kryetari i Sindikatës, Milazim Alshiqi, ka thënë se miratimi i shitjes së PTK-së është i kundraligjshëm, dhe se do të kërkohet interpretim për këtë në Gjykatën Kushtetuese të vendit.
Ai ka thënë se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre për mos-shitjen e PTK-së, do të radikalizohen protestat dhe do të jenë më të dhunshme. Gjithashtu, ai ka paralajmëruar se qëllimisht punëtorët në sektore të ndryshme do të punojnë për ta vështirësuar komunikimin për punetoret e PTK-së.