E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë: Plani i ri për EULEX-in

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, do të vazhdojnë edhe të premten përpjekjet për ti bindur përfaqësuesit e shteteve më të fuqishme të botës, të akredituar në Prishtinë, për të përfshirë vërejtjet e tyre në propozimin për shtrirjen e misionit të EULEX-it në tërë territorin e Kosovës Zgjidhja e drejtë, sipas Thaçit, është që EULEX-i të respektojë pavarësinë e Kosovës, Kushtetutën e saj, planin e Ahtisaarit dhe garantimin e plotë të integritetit territorial të vendit. Në konferencën për harmonizimin e legjislacionit të Kosovës me atë të Bashkimit Europian, shefi i ekzekutivit kosovar ka ritheksuar se vendi i tij është në një fazë të rëndësishme të integrimeve europiane. Ndërsa shefi i Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Europian në Kosovë, Renzo Davidi, është shprehur se harmonizimi i ligjeve të Kosovës me pakon legjislative të BE-së, është njëra nga kushtet kryesore për integrim në familjen europiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›