Maqedoni: BDI, raporti I KE-së pozitiv

kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është takuar të enjten në ambientet e selisë së BDI-së në Tetovë, me ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere, me të cilin ka diskutuar zhvillimet në vend. ndë një deklaratë të BDI-së thuhet se ambasadori Fuere njoftoi kryetarin e kësaj partie për aktivitetet e fundit të Bashkimit Europian lidhur me Maqedoninë, për raportin e Komisionit Europian, ndërsa është dëgjuar edhe vlerësimi i kryetarit Ahmeti për këtë raport të KE-së. Ambasadori Fuere shprehu interesim për përgatitjet e BDI-së për zgjedhjet vendore dhe presidenciale si dhe për të ashtuquajturat "rastet e Hagës". përsa u takon përgatitjeve të zgjedhjeve të ardhshme, Ahmeti tha se si në zgjedhjet që organizoheshin kur BDI ishte në qeveri dhe kur nuk pati kritika të mëdha për mbarëvajtjen e tyre, ashtu edhe tani, Bashkimi Demokratik do të angazhohet plotësisht që zgjedhjet të jenë të ndershme, të lira dhe demokratike". Këto janë bërë të ditura nëpërmjet deklaratës së BDI-së. Ndër të tjera theksohet gjithashtu se përsa u takon rasteve të Hagës, kryetari i BDI-së ka theksuar se UÇK-ja ka pranuar me kohë asimilimet e gjykatës të Hagës për krime lufte, por mbasi ky tribunal nuk ka nisur procedura kundër UÇK-së dhe ka kthyer lëndët në Maqedoni, atëherë duhet të merret parasysh ligji për amnisti