E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Hillary Clinton sekretare e Shtetit

Senatorja Hillary Clinton është kandidatja potenciale për t'u zgjedhur në postin e sekretares amerikane të Shtetit - pozitë të cilën në administratën e presidentit Bush e mban Conzoleezza Rice - ka bërë të ditur NBC News, duke iu referuar dy këshilltarëve të presidentit të zgjedhur amerikan, Barack Obama. Clinton, bashkëshorte e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, njihet si mbështetëse e fuqishme e pavarësisë së Kosovës. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ajo u kishte bërë thirrje vendeve të tjera të botës, që të ndjekin shembullin e SHBA-ve dhe të vendeve të Bashkimit Evropian, dhe të njohin pavarësinë e Kosovës. Clinton e pat cilësuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës si një hap historik, i cili më në fund do tu lejonte njerëzve në Kosovë të jetojnë në shtetin e tyre demokratik. Edhe pse Zyra e Clintonit, e cila shërben në mandatin e dytë si senatore e Neë Yorkut, nuk e ka komentuar këtë emërim të mundshëm, pasi është shprehur se i takon presidentit të zgjedhur të bëjë emërime - gjasat që Hillary të marrë në dorë diplomacinë amerikane duket se janë të mëdha. Clinton kishte humbur betejën ndaj presidentit të zgjedhur Obama në zgjedhjet preliminare brenda demokratëve për kandidat presidencial - mirëpo gjatë garës presidenciale në mes të Obamas dhe kundërkandidatit të tij republikan, John McCain, Hillary dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti amerikan Bill Clinton, e kanë mbështetur kandidatin demokrat.

Nëse Hillary nuk do të marrë këtë pozitë, atëherë sipas mediave, në lojë janë demokratët tjerë, senatori John Kerry dhe guvernatori Bill Richardson. Ndërkaq, si një kompromis i mundshëm përmendet edhe ish-senatori, Tom Daschle

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›