E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Presheva kërkon përjashtime për embargon

Komuna e Preshevës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të bëjë përjashtime për kompanitë prodhuese shqiptare për eksportimin e mallrave të tyre në Kosovë, pas embargos së vendosur ndaj mallrave të Serbisë.
 

Kryetari i kësaj komune nëpërmjet një kërkese drejtuar ministres së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar që të bëhen përjashtime për kompanitë shqiptare nga Lugina e Preshevës.
 

“Kërkojmë nga Ju si ministre që të keni mirëkuptim maksimal për prodhimet tona dhe në bazë të mundësive tuaja si institucione qeveritare të bëni një përjashtim për prodhuesit tanë”, thuhet në kërkesën e kreut të komunës së Preshevë, drejtuar Qeverisë së Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›