E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë: Qeveria, përgjigje ndaj kritikave të EBU

Në Kosovë Qeveria ka paralajmëruar një përgjigje ndaj Unionit Evropian të Transmetimeve. Ky reagim vjen pas kritikave të ashpra  që kjo e fundit  i ka adresuar qeverisë së Kosovës për trysni ndaj Radio televizionit të Kosovës. Zyrtarë të qeverisë thanë se do të argumentojnë të kundërtën e asaj që thuhet në letër dhe i kanë bërë thirrje Unionit Europian të Transmetuesve të vizitojnë Kosovën për t'u bindur se nuk ka trysni ndaj Radio televizionit publik.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›