E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë/ Seanca gjyqësore, pritet vendimi për Albin Kurtin

Po zhvillohet procesi gjyqësor kundër liderit të lëvizjes "Vetëvendosje" Albin Kurti. Rifillimi i seancës gjyqësore kundër Albin Kurtit ka nisur sot në orën 18:30, dhe pritet të njoftohet vendimi i marrë, tashmë për vetëm një akuzë atë "të pengimit të personave zyrtarë në detyrë".

Ndërkohë pasi u morën në pyetje 3 dëshmitarët e akuzës, të tre pjesëtarë e forcave të policisë gjatë ngjarjes së 10 shkurtit 2007, ku mbetën të vrarë Mon Balaj e Arben Xheladini nga dhuna e pajustifikuar e policëve rumunë, trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtare dhe një shqiptar është tërhequr për të marrë vendimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›