E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë-Serbi, Tirana përshëndet marrëveshjet e para

Zyra e shtypit e MPJ-së nënvizon se marrëveshjet për lëvizjen e lirë, njohjen reciproke të diplomave dhe regjistrat civilë, janë në përputhje me frymën e bashkëpunimit dhe integrimit evropian të rajonit dhe i afrojnë këto dy vende e gjithë rajonin më afër me BE-në.

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh besimin se marrëveshjet e arritura do të fillojnë të zbatohen sa më shpejt. Ndërkohë, MPJ përshëndet angazhimin e përbashkët të BE-së dhe SHBA-së, që mundësuan arritjen e marrëveshjeve të dobishme për qytetarët e të dy vendeve.
/Start/

                                                                                             2011-07-03 18:38
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›