E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: Te ndryshoje termi “pakice kombetare” e te behet “pakice gjuhesore”

Kuvendi miratoi projekt- ligjin per regjistrimin e popullsise mbi baza etnike dhe fetare,cili eshte mendimi i ADK-se?

Regjistrimi eshte kerkese nderkombetare dhe Shqiperia po ploteson standardet e kerkuara. Nga ana tjeter Shqiperia eshte nje shtet me nje rritje te shpejte te popullsise, me ndryshime mjaft ritmike ne keto 20 vitet e fundit, me zhvillime te shpejta edhe ne drejtim te perkatesise fetare. Regjistrimi nuk eshte gjykuar nga kryesia e Aleances Demokristiane si nje regjistrim antikombetar qe duhet kundershtuar. Kryesia e ADK i ka kushtuar nje vemendje te vecante, duke iu nenshtruar nje diskutimi ku eshte degjuar dhe zeri i specialisteve.

Kemi vleresuar si shume te cmuar aksionin e ndermarre nga Aleanca Kuq e Zi per sensibilizimin e regjistrimit mbi baza etnike dhe i kemi mbeshtetur propozimet e bera per te pasur penalitete ndaj atyre individeve qe falsifikojne apo mohojne origjinen e tyre dhe deklarohen per nje kombesi te ciles nuk i perkasin. Ndaj ketyre, ligji dhe penaliteti duhet te jete shume i ashper. Shume personalitete, te cilet prej shekujsh kane lindur dhe jetuar ne shtete te huaja, me krenari kane deklaruar prejardhjen e tyre. Ata e kane deklaruar publikisht se nga cili shtet apo komb e kane prejardhjen. Rasti eshte i Papa Klementit XI Albani i cili drejtoi Seline e Shenjte nga Vatikani nga viti 1700 deri 1721 dhe me krenari deklaronte se prejardhja e tij eshte shqiptare. Ky eshte nje rast por si ky ka me dhjetera.

Meqenese jemi ne kete pike, Partia Aleanca Demokristiane propozon qe termi “pakice kombetare”, te zevendesohet me termin “pakice gjuhesore”. Ne mendojme se termi “pakice kombetare” eshte vendosur gabim. Ne Shqiperi jetojne pakica te cilat flasin nje gjuhe te ndryshme me gjuhen shqipe, keto pakica kane ardhur nga shtete te tjera dhe jane vendosur ne Shqiperi, sic eshte rasti i pakicave arumune, greke, etj. Keto pakica kane ruajtur pervec gjuhes, dhe zakonet, fene, traditat ne vendet ku jane vendosur. Nuk eshte vetem rasti i Shqiperise qe ka pakica nga shtete fqinje por edhe shtete te tjera. Italia e ka zgjidhur ceshtjen e pakicave me ane te ligjit nr. 482 me 15 Dhjetor 1999 publikuar ne fletoren zyrtare pese dite me vone. Ne nenin 2, pika 1 e ketij ligji ne zbatim te nenit 6 te Kushtetutes italiane dhe ne harmoni me dispozitat evropiane u njohen pakicat gjuhesore shqiptare, katalanase, gjermane, greke, sllovene, kroate, franceze. Keto pakica sipas ketij ligji ushtrojne cdo veprimtari te jetes ne dy gjuhe, ne gjuhen zyrtare italiane dhe gjuhen e tyre ne vendet ku ata banojne. Arbereshet jetojne ne 9 rajone te Italise ne rreth 70 qyteza te vogla dhe tani aty gjithcka shkruhet ne dy gjuhe. Kjo eshte normale dhe njerezore. Edhe pakicat ne Shqiperi, Greqi, Serbi, etj. duhet te kene te drejtat e tyre ne radhe te pare te perdorimit te gjuhes se shtetit nga e kane prejardhjen. Keshtu, mendoj qe jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Greqi shqiptaret duhet te njihen si “pakice gjuhesore” dhe duhet te perdorin me ligj gjuhen shqipe ne fshatrat ku jetojne.

Po per regjistrimin mbi baza fetare si mendon ADK-ja ?

E kemi diskutuar edhe kete ceshtje dhe kemi arritur ne konkluzionin se eshte i domosdoshem per t’u kryer regjistrimi mbi baze fetare. Shqiperia duhet te kete statistika te sakta dhe INSTAT nuk mund t’i referohet shifrave te vitit 1912, qe nuk ka te dhena dhe nuk dihet nese vertete eshte bere ndonje regjistrim mbi baza fetare,apo dhe hamendesime te punonjesve te INSTAT qe raportojne shifra te pa deklaruara nga popullsia. Pak kohe me pare u njoh si fè kombetare dhe besimi Ungjillor,ne perputhje me kushtetuten sigurisht,por a nuk duhet te kemi te dhena te sakta se sa eshte numri i ketyre besimtareve dhe sa per qind jane ata ne Shqiperi? Gjate 100 viteve kane ndryshuar shume sisteme ne Shqiperi, si ka mundesi qe shifrat e besimeve raportohen gjithmone te njejtat? Aleanca Demokristiane eshte plotesisht dakord te behet regjistrimi i popullsise mbi baze fetare. Qytetaret te shprehin sic e kane besimin e tyre. Ky deklarim nuk ka aspak lidhje me cenimin e ceshtjes kombetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›