Meta: Çështja ime të hetohet plotësisht

Në këtë mënyrë, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim heq dorë nga kërkesa e shtruar më parë për pavlefshmërinë e veprimeve hetimore. Z. Meta heq dorë nga faqja 1 deri në 5, ku kërkohet pavlefshmëria e hetimeve, pasi është kryer jashtë afateve procedurale.
Avokatët e tij, Petrit Serjani dhe Gëzim Veleshnja, sqarojnë se tërheqja e pjesshme e zotit Meta vjen për arsye se ai nuk do që kjo çështje të zgjidhet thjesht proceduarialisht. Ndërkohë, avokatët mbështesin kërkesat e tjera që lidhen me: Aktet e ekspertimit, dëshmitë e marra në kundërshtim me ligjin dhe provat materiale të marra në të njëjtën formë.
Hetimet ndaj Ilir Metës nisën pas publikimit të një videoje përgjimi, ku në atë kohë si zëvendëskryeministër shfaqej duke biseduar me ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, për favore në dhënien e licencave koncesionare, video kjo e regjistruar nga Prifti.
Ilir Meta u vu në akuzë nga Prokuroria, e cila dorëzoi dosjen për gjykim në Gjykatën e Lartë. /Start/
2011-07-04 09:11