E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë-Serbi, dialogu në 21 shkurt

Data 21 shkurt është caktuar për mbajtjen e raundit të ri të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ndër të tjera, në rend dite do të jetë çështja e përfaqësimit të Kosovës nëpër forume rajonale, për të cilën palët kanë përafruar qëndrimet, pas përpjekjeve intesive të ndërmjetësit të BE-së, Rober Cooper.

Këtë deklaratë e ka bërë publike për mediat serbe, Maja Kocijanciç, zëdhënëse e përfaqësues së lartë për siguri dhe politikë të jashtme, Catherine Ashton.

Ky do të jetë raundi i parë i dialogut për këtë vit. Takimi i fundit ishte në dhjetor të vitit të kaluar, para se të diskutohej nga Këshilli i Ministrave, çështja e dhënies së statusit kandidat për anëtarësim në BE shtetit serb.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›