Kapen 1.5 ton marijuanë në Itali, dyshohet se u transportua nga Shqipëria
1.5 ton marijuanë janë kapur në Pulja të Italisë. Lënda narkotike, e cila dyshohet se vjen nga Shqipëria, është transportuar me anë të një gomoneje “oqeanike”.
Mediat italiane raportojnë se Guarda di Finanza ka gjetur drogën në brigjet Ostunit dhe Fasanos, pasi ajo ishte braktisur nga trafikantët.
Ende nuk ka ndonjë informacion të saktë lidhur me trafikantët por të dhënat e para flasim për fakte se ata janë nga Shqipëria.
Vlera e drogës përllogaritet se arrin deri në 12 milion euro.