Reforma PS propozimet sipas 12 prioriteteve te BE

Partia Socialiste ka avancuar përpjekjet për kryerjen e një reforme parlamentare që synon funksionimin e duhur të parlamentit, që është edhe kërkesa e parë në listën e 12 prioriteteve caktuar nga Bashkimi Evropian.
Propozimet e socialistëve, që do t'i dorëzohen të hënën administratës së parlamentit, me qëllim futjen për dikutim në seancat e ardhshme parlamentare, i ka bërë publike deputeti Ditmir Bushati.
"Kjo reformë parlamentare do të kalojë në dy faza. Faza e parë, që do të prezantohet ditën e hënë, ka të bëjë esencialisht me ndryshimin e rregullores, pra me sjelljen e një konsensusi minimal, me sjelljen e rregullores aty ku ka qenë në vitin 2009, për të evituar të gjitha ato ndryshime të njëanshme që kanë asfiksuar rolin e opozitës në kuvend. Si hap të dytë ne do të propozojmë adresimin e të gjitha mangësive të evidenduara nga raporti analitik, së bashku me përfaqësuesit e mazhorancës përmes një komisioni a grupi pune të përbashkët, mundësisht me asistencën e OSBE-së", tha Bushati.
Paralelisht me propozimet e reformës parlamentare në selinë rozë po punohet edhe në hartimin e propozimeve për ndyryshime në Kodin Zgjedhor.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Caktohen ekspertët e videos Meta-Prifti
Kolegji Penal i Gjykates së Lartë vendosi për ekspertët që do të verifikojnë sërish video-përgjimin e skandalit Meta-Prifti, që të tre specialistë shqiptarë në fushën e teknogjisë. Regjistrimi, BE: Me rëndësi për politikat ekonomike
Bashkimi Europian e konsideroi procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave, si të domosdoshëm dhe deklaroi se pikërisht për këtë arsye ka qenë mbështetësi kryesor edhe në anën financiare i këtij projekti. PD cakton negociatorët, Patozi letër Rucit
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i është drejtuar sërish me një letër homologut të tij socialist, Gramoz Ruci. Dhe letra ka sërish në fokus kërkesën për të nisur punën e përbashkët për reformën zgjedhore.
E çfarë rëndësie ka!
Edval Zoto - Në një shkrim të tijin, publicisti Irvi Hyka shtron pyetjen: “Sa shtete e kanë njohur Kosovën?” duke marrë shkas nga debati më i fundit mbi tërheqjen e njohjes së Kosovës nga ana e Guineja Bisaut dhe Gabonit. Europa dhe fantazma e Greqisë
Ilir Yzeiri - Para disa ditësh vizituan Shqipërinë ministri i Jashtëm italian dhe ministri i Jashtëm grek. Ata erdhën në Tiranë si politikanët më të lartë të Brukselit, që e njohin më mirë Shqipërinë dhe, duke qenë se janë fqinjët tanë historikë, kanë edhe interesat e tyre në rajonin e Ballkanit.
Lajmet kryesore
Rrëzohet ndryshimi i kombësisë
Aleanca Kuqezi: Fituam një tjetër sfidë
Caktohen ekspertët e videos Meta-Prifti
Doganierët vendosen në veri
OKB diskuton për Kosovën
Regjistrimi, BE: Me rëndësi për politikat ekonomike