Milot, atentat ndaj vëllezërve, 1 i vdekur 1 i plagosur

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Milot. Vetëm pak caste më parë dy vëllezër janë qëlluar me armë zjarri, ku njëri ka mbetur i vdekur ndërsa tjetri është plagosur. Mësohet se pre e atentatit janë vëllezrit Gegaj, përkatësisht viktima 22vjec dhe i dyti i plagosur 20 vjec, identitetet e të cilëve nuk bëhen ende të ditura. Ndërkohë i plagosuri është dërguar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.