E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë-Serbi, për herë të parë bashkë

Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë kanë marrë pjesë në një takim rajonal, për herë të parë që nga nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal.

Në takimin që u zhvillua në Danillovgrad të Malit të Zi, me rastin i inicimit të platformës së Ballkanit Perëndimor për arsim dhe trajnim, zëvendësministri serb i Shkencës, Zoran Kostiç, është ulur pranë përfaqësueses së Ministrisë kosovare për Arsim, Riva Prekorogja.

Pala delegacionit të Kosovës qëndronte pllaka me mbishkrimin Kosova me një yllë, raportojë mediat në Podgoricë.

Kreu i delegacionit të BE-së në Malin e Zi, Leopold Maurer u shpreh se fakti që  Serbia dhe Kosova janë bashkë dhe po marrin pjesë në takimet rajonale është mirë për të gjithë rajonin.

Kjo erdhi pas arritjes së marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinë që thotë se Kosova do të prezantohet në këto takime me emrin e shënuar me një yll. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›