E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romney fiton Super të Martën

Rick Santorum - Mitt Romney

Mitt Romney ishte fituesi i asaj që në SHBA quhet Super e Marta por ai nuk arriti të fitojë ndaj Rick Santorum.

Romney fitoi gjashtë nga 10 shtetet ku u mbajtën zgjedhje. Ndryshe nga vitet e kaluara Super e Marta dështoi në përcaktimin e fituesit.

Romney tani udhëheq me 415 delegatë por për të siguruar mbështetjen e Partisë Republikane atij do ti duhen 1 144 delegatë në konventën e gushtit që do ti jepte shansin të garonte përballë Barak Obamës në zgjedhjet e nëntorit.

Sondazhet tregojnë se Romney në Ohio shihet si kandidati i duhur për të poshtuar Obamën ndërsa Santorum shihet me simpati nga amerikanët e klasës së mesme për zgjidhjen e problemeve. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›