Shkup, shqiptarët: Diskriminim në biblioteka
SHKUP- Shqiptarët e Shkupit ankohen per diskriminim edhe në bibliotekat e librit në kete qytet, ku problem paraqitet përfaqësimi, trajtimi dhe mungesa e literaturës në gjuhën shqipe.
Shqetësimi është paraqitur nga lëvizja studentore “Dardania” e cila bazuar në ankesat e studentëve shqiptarë në Shkup ka shprehur shqetësimin lidhur me gjendjen në bibliotekën qendrore universitare “Klimenti i Ohrit”.
“Shumica prej nesh jemi dëshmitarë të rasteve kur ndaj studentëve shqipëtar drejtohen sjellje jo të barabarta ,diskriminuese dhe jodemokratike. Përmes kësaj deklarate I drejtohemi organeve gjegjëse respektivisht Ministrisë së Kulturës që të marë masa në përmirësimin e kësaj gjendjeje , që studentët shqipëtar të trajtohen në mënyrë të njëjtë dhe të barabartë. Kjo mendojmë se do filloj të ndryshojë vetëm nëse shtohet numri i të punesuarve shqipëtarë, që për momentin nuk është me shum se 1 , kurse 80% e studentëve që frekuentojnë këtë institucion janë pikërisht shqiptar”, theksohet në reagimin e kësaj lëvizje.
Sipas tyre, kërkesa e studentëve dhe nxënësve shqiptarë është që në këtë bibliotekë të emërohet drejtor shqiptar, kartelat e anëtarësimit të përmbajnë edhe gjuhën shqipe si gjuhë të dytë zyrtare dhe kërkesa tjera për pasurimin e opusit me literaturë shqiptare.
“Kërkojmë që të gjithë studentët t’i bashkëngjiten kësaj nisme dhe të përkrahin peticionin që do ta organizojnë ditëve në vijim pranë Sheshit Skenderbeu në Shkup”, thuhet në reagimin e Lëvizjes “Dardania”. (INA)