Kosove-Serbi sot bisedimet

Përvec disa takimeve bilaterale Prishtinë-BE dhe Beograd- BE, raundi i shtatë i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi u shty për disa orë, pritet të mbahet të mërkurën paradite në Bruksel.
Në këtë takim, Prishtina synon t'i kërkojë Bashkimit Europian të vleresojë me raport sesi i zbaton marrëveshjet e këtij dialogu secila palë, e që ky raport të kushtëzojë integrimin europian më pas për bllokuesit.
“Të bëhet një raport nga ana e Bashkimit Europian për vlerësimin e këtij procesi. Të identifikojë ngecjet si dhe të bëjë vlerësimin e performancës të palëve dhe në raport me të reflektojë edhe progresin drejt Bashkimit Europian”, deklaron, kryenegociatorja për palën kosovare, Edita Tahiri.
Qeveria e Kosovës vlerëson se Serbia nuk ka respektuar në kohë marrëveshjet e arritura deri tani nga ky dialog, vecanërisht mbi tregtinë dhe vulat doganore. Zyrtarisht, lajmërohet se palët do të bisedojnë kësaj radhe mbi pjesëmarrjen e Kosovës në tryezat e bashkëpunimit rajonal, si dhe për energjinë dhe telekomin.
“Në bazë të shenjave që kemi nga zoti Kuper, pala serbe vazhdon të mos jetë e gatshme për marrëveshjen për energjinë dhe për telekomin”, shton zonja Tahiri.
Për shkak të vonesave dhe shtyrjeve për mbajtjen e takimit, nuk dihet nëse bisedimet do të përfundojnë apo jo, ashtu sic ishte parashikuar, mesditën e të mërkurës.
Përgatiti: Arta Tozaj
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Përplasje për maunet e Kosovës
Mallrat nga Kosova po hyjnë në Serbi përmes dokumentacionit të dyfishtë, duke u pajisur edhe me dokumente të nevojshme nga strukturat paralele e ilegale serbe në Kosovë. Përleshje në veri të Mitrovicës
Të paktën katër ushtarë të KFOR-it e disa serbë raportohet të jenë lënduar nga një përleshje ndërmjet tyre në pikën kufitare në Jarinjë. Tadic: KFOR, dhunë ndaj serbëve
Serbia konsideron se situata në veri është një dhunë ndaj serbëve të atjeshëm. Politikanët serbë kanë reaguar duke dënuar ngjarjet e reja në këtë zonë. Stefanovic, takim me ndërkombëtarët
Kryenegociatori serb Borko Stefanovic do të zhvillojë më parë një takim me zyrtarë ndërkombëtarë para se të marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve me palën kosovare.
Ndërhyn KFOR, heq barrikadat
Trupat e NATO-s kanë filluar largimin e barrikadave të cilat janë të vendosura në pjesën veriore të Kosovës.
Lajmet kryesore
OSBE, pro opozitës për rregulloren
Wolfarth: Është koha për dokument konsensual
Zbardhet propozimi i CEZ: Rritje deri në 5% për familjet
KLSH: Borxhi tatimor arrin 700 milionë USD
Përleshje në veri të Mitrovicës
Gjyq vetëm me gazetarët