E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kiefer Sutherland i kthehet dramës televizive

Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 09:03

Aktori amerikan, Kiefer Sutherland, do të shfaqet në serialin e ri televiziv “Touch”, për djaloshin që parashikon të ardhmen.

Sutherland ka rritur sukses të madh me rolin e Jack Bauer, në serialin e FOX TV “24”, e cila trajton luftën kundër terrorizmit. Ky serial përfundoi në maj të vitit të kaluar, pas 192 episodeve të shfaqura për tetë sezone.

Në sepalin e ri Sutherland do të luaj rolin e ish-gazetarit, Martin Bom, i cili synon t’i afrohet djaloshit shurdhmemec, Jack (David Mazouz), i cili më vonë e kupton se ka aftësi të parashikimit të së ardhmes. Kur AMrtin e zbulon gjenialitetin e Jack, kontakton ekspertin për fëmijë të talentuar, Arthur De Vito, i cili luhet nga Danny Glover (Armët Vdekjeprurëse).

Krijuesi i “Touch”, Tim King, njihet për sepalin “Heronjtë”, e cila gjithashtu përfundoi në vitin 2010, pas katër viteve të shfaqjes. Janë kontraktuar tashmë 13 episode të serialit “Touch”, të cilat në ekran të vogël pritet të arrijnë në vitin 2012.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›