E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë-Shqipëri, Bunjaku nis sondazhet për lojtarët

Miqësorja
Në Kombëtare, edhe shumë kosovarë që luajnë në Superiore

Shqipëria dhe Kosova e futbollit kanë vendosur të festojnë ditën e pavarësisë me një ndeshje miqësore mes tyre. Në këtë kuadër, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka filluar t’i bëjë përgatitjet për miqësoren e 17 shkurtit ndaj një seleksionimi të futbollistëve më të mirë të Kategorisë Superiore të Shqipërisë, që do të udhëhiqet nga trajneri Josip Kuzhe. Por për momentin asgjë nuk është e vendosur përfundimisht. Këtë e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, i cili theksoi se ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar nga FSHF-ja për zhvillimin e kësaj ndeshjeje, edhe pse federata shqiptare e kishte aprovuar një gjë të tillë ditë më parë, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të saj. “Përveç faktit që nderohet dita e pavarësisë, me këtë eveniment sportiv, në koordinim me FSHF-në kemi vendosur që të gjitha të ardhurat nga kjo ndeshje t’u dedikohen familjeve të prekura nga përmbytjet e fundit në Shkodër”, theksoi Salihu. Ndërsa, trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku, foli më konkretisht rreth ekipit dhe rëndësisë që ka kjo ndeshje. Ai u shpreh se nga kjo ndeshje do të mund të informohet më mirë për futbollistët që mund të llogaritë në të ardhmen. Selektori kosovar bëri të ditur se “futbollistët e ftuar kryesisht do të jenë nga Superliga e Kosovës, por përparësi do të kenë lojtarët që luajnë në rajon, Shqipëri, Maqedoni etj.”

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›