E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë/ Sot gjyqi, urdhër arresti për Kurtin

Zhvillohet sot seanca gjyqësore në ngarkim liderit të "Vetëvendosjes", Albin Kurti.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka marrë një urdhër nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë për arrestimin e liderit të "Vetëvendosjes", Albin Kurti.
Zyrtarë policorë kanë thënë se në urdhër thuhet se duhet të sigurohet prania e Kurtit në seancën gjyqësore të të enjtes.
Kështu që, policia do ta zbatojë urdhrin në rast se Kurti nuk do të paraqitet në procesin e sotëm gjyqësor në Gjykatën e Qarkut.
Seanca e caktuar të mbahej të martën është shtyrë për të enjten, duke qenë se lideri i Lëvizjes "Vetëvendosje" nuk ishte paraqitur sërish në gjykatë.
Albin Kurti akuzohet për organizim protestash dhe thirrje për rezistencë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›