E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamini nuk është penduar për transferimin te Milani


Mathieu Flamini thotë se ai nuk është penduar për largimin e tij nga Arsenali dhe kalimin te Milani.

Francezi ka dështuar ta gjejë veten rregullisht në formacionin e parë të Milanit që nga arritja nga kampionati anglez, por thotë se nuk është penduar.

"Ishte ëndërr të vij këtu. Kam pasur edhe mundësi të tjera kur u largova nga Arsenali, dhe po ashtu i kam ato edhe tash, por synimi im është të qëndroj këtu dhe të fitoj diçka. Shpresoj skudeton edhe atë së shpejti", ka thënë Flamini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›