E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove TCH fiton Reportazhi me i mire

Top Media fiton cmimin vjetor per mbulimin mediatik te varferise ne Kosove. Ky cmim eshte nder disa mirenjohje qe agjencite e Kombeve te Bashkuara ne Prishtine ndajne cdo vit ne kater kategori televizion radio media te shkruara dhe fotografi per gazetaret te cilet kane mbuluar temen e varferise ne Kosove dhe ndikimin e saj te te rinjte te zhvendosurit dhe shendetin e grave.

Ne kete ceremoni UNICEF dha cmim per reportazhin me te mire mbi te rinjte e varfer te realizuar nga gazetarja Valdete Osmani dhe kameramani Bujar Sylejmani. Kronika tregonte historine e nje familjeje te varfer nga fshati Ceceline i Komunes se Vushtrrise dhe sakrificen e saj per te shkolluar njerin nga djemte.

Falenderoj posacerisht kameramanin e Top Channel Bujar Sylejmani i cili me ane te xhirimit ka shpjeguar mjaft mire ate cka une kam dashur te shpreh ne lajm deklaroi gazetarja e Top Channel dhe fituese e Reportazhit me te mire Valdete Osmani.

Agjencite e Kombeve te Bashkuara shperndane te henen edhe cmime te tjera ne kategori te ndryshme te mbulimit mediatik te varferise ne Kosove.

Per kroniken me te mire televizive qe portretizon te zhvendosurit te kthyerit apo shendetesine u shperblyen edhe gazetaret Ramadan Muqolli dhe Njomza Berisha.

Agjencia e Kombeve te Bashkuara ndau edhe cmimin per radio. Kete cmim e fitoi gazetarja e Radio Kosoves Serbeze Haxhiaj. Nderkaq gazetari Besnik Boletini mori cmimin per historine me te mire ne median e shkruar.

Ndarja e cmimeve behet cdo vit nga ekipi i agjencive te Kombeve te Bashkuara ne Prishtine me qellim inkurajimin per ndergjegjesimin mbi aspektet negative sociale te jetes ne Kosove dhe sfidat qe ato paraqesin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›