E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT Emigrantet nuk do te regjistrohen ne Shqiperi

Regjistrimi i popullsise dhe i banesave eshte nje proces qe zhvillohet ne plan global. Ai mban ne konsiderate metodologjine e hartuar sipas standardeve nderkombetare te cilat jane adaptuar edhe nga Instituti i Statistikave.

Ne nje shkrim te 1 korrikut gazeta Shqip ka bere te ditur planin ne lidhje me procesin. I percjelle me shqetesim nga opinioni duket se procesi ne fjale pritet te sjelle nje baze te tille te dhenash per popullsine qe banon ne Shqiperi e cila tejkalon shume ankthin e krijuar nga pyetesori ne pikat e vetedeklarimit te etnise dhe te besimit fetar.

Regjistrimi eshte nje proces qe do te zhvillohet ne mbare boten vitin qe vjen. Duhet te them se eshte nje proces shume i rendesishem me nje diapazon shume te gjere. Une e kuptoj se interesi dhe shqetesimi i shprehur lidhet kryesisht me pyetjet per etnicitetin dhe besimin fetar por ne kete pike duhet te sqaroj metoden qe ndiqet. Pikesepari asnje e dhene personale nuk do te behet publike pra deklarimet e personave qe regjistrohen nuk behen publike. Si i tille procesi eshte per efekt statistikor dhe ka vlere per vleresimin e prirjeve te popullsise ne shume drejtime. Nga ana tjeter ne regjistrim do te perfshihen vetem ata persona qe kane qene prezente ne Shqiperi 12 muajt e fundit dhe kjo gje verifikohet nga logjika e pyetjeve qe ndertohen. Dhe se treti pyetesori parashikon edhe mospergjigjen deklaroi per gazeten Shqip drejtoresha e Institutit te Statistikave Ines Nurja.

Ajo ka shtuar se lidhur me emigrantet shqiptare apo shtetasit te cilet kane me shume se 12 muaj qe jane jashte Shqiperise do te ndiqet procedimi ne shtetet perkatese me po te njejtat menyra qe do te aplikohen ne Shqiperi. Madje per kete qellim vendi yne ka nje marreveshje bashkepunimi me Greqine e cila konsiston ne shkembimin e te dhenave qe do te merren duke sanksionuar keshtu nje njohje reciproke te rezultatit qe do te dale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›