Kosovë/ Thaçi: Autostrada, efekt në gjithë rajonin
Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi ka deklaruar se ndërtimi i autostradës Vërmicë-Merdare do të ketë një efekt pozitiv jo vetëm për Kosovën, por edhe për gjithë vendet e rajonit.
Thaçi është shprehur se procesi i ndërtimit të rrugës që lidh Shqipërinë me Kosovën është shumë transparent dhe ka theksuar se ajo do t'i mundësojë Kosovës daljen në det.
Punimet për ndërtimin e autostradës do të fillojnë këtë të diel dhe në ceremoninë e përurimit pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i ftuar nga homologu Thaçi.