Rrezikohet miratimi i marrëveshjeve Turqi-Armeni
Koalicioni qeverisës në Armeni kërkoi të pezullohet miratimi i marrëveshjes për normalizimin e raporteve me Turqinë.
Në tetor, Armenia dhe Turqia nënshkruan marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe rihapjen e kufijve pas dekadave të armiqësive. Por ratifikimi ka ngecur në parlamentet e dy vendeve për shkak të çështjes kontestuese të masakrës së armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore nga osmanët.
Armenia insiston se vrasjet janë genocid, por Turqia i hedh poshtë këto pohime. çështje tjetër kontestuese është mbështetja e Turqisë ndaj Azerbejxhanit në mosmarrëveshjen e tij me Armeninë rreth rajonit separatist Nagorno-Karabah.
Tre partitë në pushtet, në një deklaratë të përbashkët, e akuzojnë Turqinë se e ka bllokuar miratimin e protokolleve. Ata thanë se ratifikimi në parlament është i kotë pasi Turqia nuk është e gatshme ta vazhdojë procesin e ratifikimit "pa kushte".