E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zannier "ndërmjetës" mes Prishtinës e Beogradit

Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zannier, ka deklaruar se është i gatshëm të luajë rolin e ndërmjetësit në bisedimet mes komunitetit shqiptar dhe atij serb, për çështjet teknike, nëse do t'i kërkohej një gjë e tillë. Në një intervistë për BBC-në Zannier tha se UNMIK-u po provon të përgatisë procesin e dialogut në një nivel të ulët dhe në shkallë praktike për të arritur përparime në fusha të caktuara, në veçanti në veri të Kosovës.
Shefi i UNMIK-ut shfaqi shqetësimin e tij me nismat për veriun e Kosovës, të cilat, siç tha, mund të shkaktojnë trazira nëse nuk janë paraprakisht të përgatitura.
Shefi i UNMIK-ut tha se përderisa pritet ende një vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, çdo gjë është më e komplikuar dhe shfaqi përshtypjen e tij se jo domosdoshmërisht kjo i ka bërë gjërat më të lehta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›