E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vetëvendosja”: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Pas situatës të krijuar në veri të Kosovës, lëvizja “Vetëvendosja” ka kërkuar që presidentja Jahjaga, të shpallë në vend gjendjen e jashtëzakonshme.
Kjo lëvizje ka bërë thirrje edhe njëherë që nuk duhet të ketë kthim nga ky aksion në veri. “Lëvizja Vetëvendosja për shkak të situatës së rëndë në veri të Kosovës propozon që në bazë të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, presidentja e vendit duhet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Në përputhshmëri me këtë nen, Kosova ka nevojë për masa emergjente të mbrojtjes (neni 131, paragrafi 1, pika 1), si dhe ka rrezik të brendshëm ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë publike (neni 131, paragrafi 1, pika 2). Në ditët e kaluara, institucionet e Kosovës janë sulmuar me armë të ndryshme nga struktura paralele të financuara nga shteti i Serbisë, si dhe është cenuar rëndë sovraniteti i shtetit të Kosovës duke u sulmuar drejtpërdrejtë pikat kufitare të shtetit tonë”, thuhet në një prej kërkesave të kësaj lëvizje.

Po ashtu “Vetëvendosja”, kërkon ndërperjen e procesit të bisedimeve me Republikën e Serbisë, dhe aktivizimin e të gjitha resurseve qytetare dhe institucionale për mbrojtjen e Kosovës. Sipas “Vetëvendosjes”, Kosova menjëherë duhet të fillojë diskutimet me Brukselin për përfundimin e misionit të EULEX-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›