E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Thaci pritet te votebesoje qeverine ne parlament

17-10-2010 / Gazeta 55

Mediat kosovare shkruajne sot se fundi i bashkejeteses mes LDK-se dhe PDK-se pritet ta nxjerre Qeverine Thaci ne votebesim javen tjeter. Nuk perjashtohet mundesia qe kete proces ta filloje vete PDK-ja me qellim qe tu hape rruge zgjedhjeve te jashtezakonshme brenda ketij viti. Sipas te perditshmes renia e Qeverise dhe shperberja e Kuvendit do ti vere ne pikepyetje miratimin e buxhetit te vitit te ardhshem dhe Strategjine per privatizimin e PTK-se. Para se gjithash do ta vere ne sfide KQZ-ne. Largimi i LDK-se prej koalicionit qeverises ka gjasa ta shpjere vendin drejt zgjedhjeve te jashtezakonshme. Ketij procesi parashikohet ti paraprije nje mocion votebesimi i Qeverise i cili pritet te ndodhe qe nga javen e ardhshme- shkruan Koha Ditore sot. Koha Ditore vijon me tej se po shqyrtohen dy mundesi per te iniciuar votebesimin e Qeverise Kete ta beje kryeministri Hashim Thaci qe eshte edhe kryetar i PDK-se apo kjo te behet me iniciative te deputeteve. Ideja eshte shtruar ne mbledhjen urgjente te Kryesise se kesaj partie por ka mbetur te shqyrtohet edhe ne mbledhjen e Keshillit Drejtues qe do te takohet te dielen. Kryesia e PDK-se e ka vleresuar largimin e LDK-se nga koalicioni si te motivuar per interesa te ngushta personale dhe elektorale te kreut te saj Fatmir Sejdiu. Prandaj ka konsideruar se tani kerkohen zgjidhje emergjente dhe te jashtezakonshme politike dhe kushtetuese per vendin tone. Sipas nje burimi te gazetes ne Kryesi te PDK-se me kerkesen per solucione emergjente dhe te jashtezakonshme nenkuptohet se zgjedhjet nacionale duhet mbajtur ne nje afat sa me te shpejte te mundshem dhe jo qe te pritet deri me 13 shkurt 2011 date kjo e shpallur te premten nga presidenti ne detyre. Perderisa PDK-ja qe ka pushtetin do kerkimin e votebesimit te Qeverise jane LDK-ja qe ka dale tani nga koalicioni dhe AAK-ja partia me e zhurmshme opozitare qe nuk e duan kete. Kjo per shkak se nuk duan zgjedhje te shpejta nga fakti se partia e pare ndodhet ne fazen e organizimit te zgjedhjeve brendapartiake kurse e dyta rri me shpresen se deri ne shkurt lideri i saj Ramush Haradinaj do te mund te lirohej nga mbajtja ne Gjykaten e Hages.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›