E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Brukseli kerkon konsensusin e opozites per ligjet e rendesishme ne Kuvend

17-10-2010 / Gazeta 55

Brukseli pret nje bashkepunim te opozites ne lidhje me miratimin e ligjeve ne Kuvend. Kjo ka qene deklarata e sotme e ministrit te jashtem Edmond Haxhinasto ne nje konference per shtyp pas vizites te tij ne Bruksel ku u takua me perfaqesues te larte te Bashkimit Europian.


Sipas tij ka nje pritshmeri te qarte qe te kete nje bashkepunim mes opozites dhe maxhorances dhe nje pritshmeri qe opozita te angazhohet per miratimin e ligjeve me te rendesishme per vendin sic eshte Gjykata Administative dhe reformen zgjedhore.


Opozita duhet ti marre seriozish ofertat e mazhorances qe te angazhohet ne nje proces te ndefillte per miratimin e ligjit per Gjykaten Administrative dhe nje pakete ligjore per reformat qe zgjedhjet e ardhshme te plotesojne zgjedhjet e lira dhe te ndershme- u shpreh kryediplomati shqiptar. Nderkohe i pyetur nga mediat ne lidhje me deklaratat e zyrtareve te Brukselit qe Shqiperise mund ti rrezikohen vizat per shkak te mos zgjidhjes se krizes politike shefi i diplomacise shqiptare theksoi se mazhoranca pret qe opozita te tregoje pergjegjshemri qe axhenda per liberalizimin e vizave te mos mbetet peng e individeve te caktuar.


Pyetje te gazetareve Z. Haxhinasto pertej postit tuaj ne qeveri cili do te jete qendrimi i LSI-se persa i takon debatit te mandatit te z. Beqja Per ceshtje te tilla nuk ka vend per subjektivizma qofshin ato dhe politik Levizja Socialiste per Integrim i permbahet gjithmone ligjeve te ketij vendi per te zgjidhur edhe ceshtje te tilla. Z. Haxhinasto ne lidhje me ate qe ju thate cili do te jete qendrimi i maxhorances do te pritet qe opozita te votoje per gjykaten administrative dhe ligje te tjera apo do te kete levizje apo oferta te tjera... Mazhoranca pret qe opozita te tregoje pergjegjshmerine qe ka para shqiptareve me qellim qe axhenda e integrimit te shqiptareve te mos mbetet peng e lidereve te caktuar dhe e axhendave personale te tyre. Po marrja e statusit do te perbeje problem qendrimi i opozites Ju thashe shume qarte opinioni eshte ne formulim e siper pritshmeria ne Bruksel eshte qe opozita duhet te jete pjese e proceseve normale legjislative dhe funksionimit normal legjislativ ne Shqiperi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›