E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti i Durresit kerkon me shume autonomi nga Ministria e Arsimit

Universiteti i Durresit nisi vitin e ri akademik me nje seri ndryshimesh programore dhe infrastrukturore. Kete vit te ri akademik vijne per te pare 6 mije e 600 studente ne ciklin e pare me provime dhe regjistrime sipas sistemit merite - preference dhe 530 studente ne ciklin master. Zevendes-rektori i Universitetit te Durresit Mitat Mema thote se Universiteti ka hapur kete vit dy fakultete te reja.

Ne si universitet tashme numerojme 7 fakultete kemi hapur dy fakultete te reja fakulteti i teknologjise dhe informacionit si dhe fakulteti i shkencave politiko-juridike. Aktualisht ne kete universitet ofrohen 44 programe studimi dhe shpresojme qe tu pergjigjemi kerkesave te studenteve ne menyren me te mire te mundshme - thote zoti Mema.

Grupe te medha studentesh ende pergatisin dokumentet dhe zgjedhin lendet dhe oraret ne mjediset e universitetit. Zoti Mema thote se nje sfide e madhe per tu perballur nga ministria e arsimit dhe gjithe grupet e interesit eshte rritja e autonomise financiare te universiteteve publike. Sipas tij tani qe u rrit numri i studenteve ne sasi mbetet te rregullohet cilesia e studimit dhe cilesia e studimit rritet bashke me autonomine universitare.

Ne kushtet e masivizimit te numrit te studenteve ajo sfide qe ne jemi perballur eshte permiresimi i cilesise se mesimdhenies dhe cilesise se diplomave qe japim. Autonomia ne vendim-marrje per problemet akademike eshte nje element shume i rendesishem per te permiresuar cilesine e diplomave qe ne leshojme dhe do te leshojme ne te ardhmen - tha zoti Mema.

Universitetet publike shqiptare po shtojne ndjeshem keto vite numrin e studenteve. Kjo e ka vendosur administraten perballe sfidash te reja ne shtimin e numrit te pedagogeve dhe ne zgjerimin e mjediseve te studimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›