E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Themelohet Keshilli Kombetar kunder korrupsionit

Me nismen e presidentes se Kosoves Atifete Jahjaga sot ne Prishtine eshte themeluar Keshilli Kombetar Kunder Korrupsionit. Kjo nisme qe paralajmeruar ne dhjetor te vitit qe lame pas dhe sipas presidentes Jahjaga ai do te kete rol bashkerendues ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Ajo u zotua se do te ndermarr cdo veprim kushtetues dhe ligjor qe shton efikasitetin e punes se institucioneve shoqerise civile mediave dhe qytetareve per ndihmese konkrete ne luften kunder korrupsionit.

Neve nuk na lejohet deshtimi. Kete nuk na e lejojne qytetaret e Kosoves kete nuk na e lejojne miqte tane nderkombetar qe presin shume dhe qe i kane dhene perkrahje pa rezerve kesaj nisme. Qytetaret presin qe shteti te jete ne sherbim te tyre qe ne te jemi ne sherbim te tyre. Qytetaret presin qe te qeverisim me duar te pastra qytetaret presin qe plotesisht ta realizojme parimin askush mbi ligjin zero tolerance ndaj krimit dhe korrupsionit tha presidentja Jahjaga.

Nderkaq Kryetari i Parlamentit te Kosoves Jakup Krasniqi terhoqi verejtjen se lufta kunder dukurive negative ishte e pamjaftueshme.

Shoqeria kosovare dhe institucionet e saj gjate ketyre viteve nuk kane arrit ta luftojne ne shkallen e duhur asnje forme te krimit te organizuar. Nuk eshte vetem korrupsioni ne shoqerine e Kosoves qe eshte duke e penguar zhvillimin demokratik dhe ekonomik te ketij vendi por edhe mos luftimi i krimeve te ndryshme te organizuara te sferes politike dhe ekonomike realisht eshte duke e penguar shtetin tone qe te ec ne rrugen e demokratizimin zhvillimit dhe integrimit tha krye parlamentari Krasniqi.

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha se themelimi i ketij keshilli eshte nje mesazh i qarte i vazhdimit te betejes kunder krimit dhe korrupsionit dhe vendosjes se sundimit te ligjit ne tere Kosoven.

Ne nuk do te lejojme qe asnje pjese e Republikes se Kosoves te shendrohet ne oaze te korrupsionit krimit te organizuar dhe kontrabandes. shte detyre dhe obligim i te gjitheve te sigurojme sidomos ne veriun e Kosoves qe qytetaret e atjeshem qe duan te respektojne ligjin dhe te jetojne te lire nga keto fenomene negative tha kryeministri Thaci.

Keshilli Kombetar Kunder korrupsionit eshte themeluar me dekret te vecante te presidentes Jahjaga dhe ai do te shfuqizohet ne momentin qe konsiderohet se jane arritur rezultatet e mjaftueshme. Keshilli nuk eshte trup ekzekutiv por synon sic thuhet te bashkerendoje veprimet per parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe do te identifikoje dhe bashkerendoje veprimet ne perkrahje te zbatimit te strategjise kombetare ne luften kunder korrupsioni.

Ne raportin e fundit te Transparency International Kosova radhitet e fundit ne  rajon me shkallen e korrupsionit. Ajo ndodhet ne vendin e 112 me nje note prej 2.9 ne nje vleresim qe fillon nga zero deri ne dhjete. Analistet thone se Kosova ka nje legjislacion te mire per luften kunder  korrupsionit por ngecjet jane ne zbatimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›