E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi viziton zonat e prekura nga moti i keq

Sot ne zonen veriore te vendit ne komunen Temal te Shkodres ishte per vizite edhe presidenti Bamir Topi i cili perseriti thirrjet per nje bashkepunim mes institucioneve dhe strukturave te shtetit per te perballuar situaten e veshtire te krijuar nga moti i keq

Presidenti Topi zhvilloi nje takim me perfaqesuesit vendor ku vleresoi angazhimin e strukturave te policise ushtrise e shendetesise dhe te gjitha atyre te perfshira ne operacionet e ndihmes. Kreu I shtetit perseriti thirrjen e tij drejtuar edhe biznesit per te ndihmuar banoret e zonave te goditura nga moti I keq.

Duke ju pergjigjur kerkeses se kryetarit te komunes Temal per ndihme ndaj nje familjeje te bllokuar ne fshatin Vile presidenti komunikoi me shefin e shtabit te pergjithshem te ushtrise per te mundesuar evakuimin sa me te shpejte te saj.

Kreu I shteti  vizitoi sot edhe hidrocentralin e Komanit. Pervec situates se krijuar nga debora Shqiperia po vuan edhe pasojat e problemeve energjitike duke u detyruar qe prej disa muajsh te importoje sasira te medha per te garantuar furnizimin e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›